Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Politikologu kosovar për Delo-n e Sllovenisë: Vuçiq është Serbia, një Serbi pro-ruse, e pandëshkuar nga BE

Maloku: Pa dyshim, frika e zgjerimit të ndikimit rus në Ballkan është vazhdimisht e pranishme

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Politikologu nga Kosova Albinot Maloku ka dhënë një intervistë për të përditshmen sllovene “Delo”. Ai ka reflektuar mbi situatën politike në Kosovë, ndërsa Serbinë e Aleksandër Vuçiqit e ka cilësuar si faktor destabilizues në Ballkan, shkruan Fol Drejt.

 Maloku është shprehur i befasuar se si presidenti serb Vuçiq ashiqare koketon me Putinin e Rusisë, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), vijon t’i bëjë presion më shumë Kosovës.

“Aleksandar Vuçiq aktualisht është Serbia! Është një Serbi pro-ruse, pa pasoja nga perëndimi. Është e çuditshme sesi Perëndimi e lejon Serbinë të ketë këtë qasje pro-ruse dhe haptazi destabilizuese ndaj Ballkanit Perëndimor. Serbia ka probleme me të gjithë fqinjët e saj. Aleksandar Vuçiq i përdor të gjitha këto në mënyrë perfide për të zgjeruar ndikimin dhe pushtetin e tij. Ky është padyshim një shqetësim” – është shprehur ndër të tjera Maloku.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në vijim mund ta lexoni një pjesë të intervistës së shkëputur nga Delo sllovene:

Delo: Ndoshta vendim për dorëheqjen nuk është marrë pa dijeninë e autoriteteve në Beograd, si e shihni rolin e regjimit të Vuçiqit në ngjarjet në Kosovë?

Albinot Maloku: Beogradi zyrtar ishte i informuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës, por Serbia ende paraqitet si faktor destabilizues në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Korpusi politik serb në Kosovë është i bllokuar nga Lista Serbe, një subjekt politik që është një me Partinë Progresive Serbe, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, dhe kjo ka mbytur demokracinë në mesin e serbëve në Kosovë. Çdo veprim i politikanëve serbë në Kosovë bëhet sipas udhëzimeve të presidentit Vuçiq. E dini, ata takohen çdo herë me të dhe nuk mund të thuhet ndryshe, serbët e Kosovës po manipulohen nga presidenti Vuçiq. Roli i presidentit Vuçiq dhe i qeverisë së tij është mjaft aktiv në destabilizimin e çdo përpjekjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Edhe rrjedhën e fundit të ngjarjeve e drejtoi presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Delo: Kritikët e Vuçiqit në Serbi pohojnë se ai vepron në tangencë me Albin Kurtin, të cilin, sipas kritikës, e ngjyros dhe e përdor për të qëndruar në pushtet. Si e shihni atë tezë?

Albinot Maloku: Aleksandar Vuçiq aktualisht është Serbia! Është një Serbi pro-ruse, pa pasoja nga perëndimi. Është e çuditshme sesi Perëndimi e lejon Serbinë të ketë këtë qasje pro-ruse dhe haptazi destabilizuese ndaj Ballkanit Perëndimor. Serbia ka probleme me të gjithë fqinjët e saj. Aleksandar Vuçiq i përdor të gjitha këto në mënyrë perfide për të zgjeruar ndikimin dhe pushtetin e tij. Ky është padyshim një shqetësim. Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti është gati dy vite në qeveri, me një numër rekord të votave pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe e gjithë kjo situatë dhe këto tensione nuk i garantojnë atij qëndrimin në pushtet. Nuk është e vështirë ta rrëzosh nga pushteti, aq sa thuhet se i shfrytëzon këto situata për të qëndruar në pushtet.

Delo: Sa mund të kontribuojë përmirësimi ekonomike në përmirësimin e mjedisit politik në Kosovë?

Albinot Maloku: Së pari, qytetarët e Kosovës janë ende më të izoluarit në kontinentin evropian. Bashkimi Evropian nuk po bën sa duhet për liberalizimin e vizave, përveç fjalëve të thata. Kosova me vite ka përmbushur shumë kushte dhe parakushte. Sido që të jetë, kjo qasje e BE-së rëndon mbi qytetarët e Kosovës, të cilët edhe pse janë më pro-evropianët në rajon, janë njëkohësisht edhe më të izoluarit. Tani që duhet të merremi me ekonominë, veçanërisht pas pandemisë Covid-19 dhe inflacionit të lartë, Kosova duhet të përballet me ekzistencën e territorit të saj, të kërcënuar nga Serbia. Nëse këto rrethana vazhdojnë, sigurisht që nuk do të jetë mirë as për Ballkanin, as për Evropën, pa përmendur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Delo: Ka paralele të caktuara që tërhiqen ndërmjet situatës në Kosovë dhe BeH, sa mund ta përkeqësojë stabilitetin e një vendi tjetër rritja e destabilitetit në një vend?

Albinot Maloku: Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, janë bërë disa përpjekje për ta lidhur situatat mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, por këtu e vetmja paralele mund të merret faktorin politik destabilizues i Beogradit, si në Bosnje-Hercegovinë, po ashtu edhe në Kosovë, përmes politikanëve të kontrolluar nga presidenti Vuçiq. Megjithatë, nëse flasim për stabilitet politik dhe të sigurisë në Ballkan, të gjitha vendet ndikojnë njëra-tjetrën. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ende nuk kanë marrëdhënie, dhe kjo për shkak të politikës së Beogradit zyrtar dhe jo mungesës së vullnetit të Sarajevës dhe Prishtinës për marrëdhënie të mira.

Delo: Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, frika nga ndikimi malinj rus në rajon dhe frika nga zgjerimi i konfliktit në Ballkan janë rritur ndjeshëm. Si i shihni këto frikëra?

Albinot Maloku: Pa dyshim, frika e zgjerimit të ndikimit rus në Ballkan është vazhdimisht e pranishme. Rusia ka ende një kanal komunikimi me Serbinë. Ju kujtohet se në shtator të këtij viti, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Federatës Ruse nënshkruan një marrëveshje në margjinat e mbledhjeve të OKB-së. Çfarë përmban dokumenti nuk është paraqitur për publikun asnjëherë. Nënshkrimi u promovua nga diplomacia serbe dhe është padyshim shqetësuese. Shqetësues është edhe fakti që Bashkimi Evropian nuk kërkon me ngulm nga Serbia të tregojë qëndrimin e saj ndaj agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë. Nga ana tjetër, që nga fillimi i këtij agresioni, Republika e Kosovës dënon veprimet e Moskës ndaj Kievit, si dhe krimet e kryera në Buça e vende të tjera në Ukrainë nga forcat ruse, veprime të cilat i kemi parë dhe përjetuar edhe ne në Kosovë gjatë luftës./FolDrejt/

 

Tags: albinot malokuKosovePolitikaSerbiavuçiqi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Ata po përdhunonin vajza këtu dhe po vrisnin e rrihnin burra” – Zbulohen tmerret e burgut në Kherson

Lajmi tjetër

Dyshja e Premier League është e interesuar për Franck Kessié

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM