Udhëheqësit polakë vlerësuan sot se do të ishte më mirë që sistemi kundërajror, të cilin Gjermania i ofroi Polonisë, t’i jepej Ukrainës për mbrojtje kundër Rusisë, raporton AP.
Gjermania tha në fillim të kësaj jave se i kishte ofruar avionë Varshavës Eurofighter dhe sisteme Patriot për të mbrojtur territorin polak pasi dy persona u vranë pranë kufirit me Ukrainën pas asaj që besohej të ishte një raketë e humbur ukrainase.
Vendimi i Polonisë për të mos pranuar sistemin gjerman “patriot” u kritikua nga opozita polake, transmeton Fol Drejt.