Polonia ka arrestuar një person të dyshuar për spiunazh për Rusinë, njoftoi sot ministri i Brendshëm polak, transmeton AA.
“I dyshuari po kryente vëzhgime të objekteve ushtarake dhe porteve detare. Ai shpërblehej sistematikisht nga rusët”, tha Mariusz Kaminski.
“Ky është personi i 15-të i arrestuar në këtë hetim”, shtoi ai.
Agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi se i dyshuari është shtetas ukrainas.
Në mars, Polonia bëri të ditur se kishte shkatërruar rrjetin e spiunazhit rus, duke arrestuar nëntë persona, për të cilët tha se kishin përgatitur akte sabotimi, duke kryer propagandë antipolake dhe duke vëzhguar rrugët hekurudhore për në Ukrainë.
Në fund të qershorit, Agjencia e Sigurisë së Brendshme arrestoi një lojtar profesionist rus të hokejit mbi akull nën dyshimin për spiunazh.