Vendet ortodokse janë më fetare se ato katolike ose protestante, bën me dije anketa e kryer nga Pew Research Center. Konkretisht vendet më fetare në Europë janë Rumania (50), Gjeorgjia (50), Armenia (51) dhe Greqia (55 përqind e banorëve theksuan se religjioni është tepër me rëndësi për jetën e tyre), informon foldrejt.com. Bile 29 përqind e grekëve theksojnë se luten çdo ditë.
Te vendet katolike më fetarë janë kroatët (42 përqind), portugezët (36) dhe polakët (29), kurse te protestantët më fetarë shfaqen hollandezët (20 përqind)
Vendi më pak fetar në Europë është Republika Çeke, Danimarka dhe Estonia.
Pak fetarë, por anti muslimanë
Edhepse vendet e Europës qendrore dhe perëndimore nuk shfaqin interes të madh për fenë, kur vjen puna që ata të pranojnë muslimanë ose hebrenj në familjen e tyre – ata janë në shumicë dërrmuese kundër.
Hollandezët (88 përqind), norvegjezët (82), danezët (81) dhe suedezët (80) nuk do pranonin në familjen e tyre muslimanë, kurse kur është te hebrenjtë kjo shifër është edhe për dy-tre përqind më e lartë. Çuditërisht Armenia dhe Republika Çeke janë më të hapur ndaj muslimanëve për ti pranuar në familjen e tyre./Foldrejt.com