Nga Hafiz Sulejman Bugari
I gjithë lavdi, falënderimi, madhështia dhe fuqia i takojnë vetëm Allahut, Krijuesit të botëve. Bekimi i Allahut qoftë për Mësuesin e Botës, të Dashurin Muhammed, a.s., familjen e tij vetëmohuese, miqtë e tij të afërt e besnikë, shokët e ngushtë dhe të gjithë ata që anojnë nga besa dhe siguria.
Mosbesimi, çorientimi dhe pasiguria janë tri dobësi që e shkatërrojnë individin dhe shoqërinë.
Krijuesi i botëve mot për mot, edhe sivjet, përsëri na e ofron mundësinë ta kthejmë e ta ripërtërijmë besën, drejtimin dhe sigurinë – me të cilat individi dhe shoqëria pajisen me vlerë të veçantë.
Nga i Dërguari i fundit Muhammedi, a.s., përcillet të ketë thënë: Agjërimi është amanet (besë) dhe le ta ruajë secili prej jush besën e vet.
Njerëzit nuk na besojnë dhe kanë frikë ngase nuk kanë besim te ne. Pse?
Sepse nuk kemi agjëruar nga çdo gjë që e fyen tjetrin dhe sepse ne fyhemi.
E i Dërguari, a.s., ka thënë: Nuk ka besim ai që nuk ka besë. (Hadith)
Në një transmetim tjetër thuhet: Nëse dikush ju fyen, ju thuani: Unë agjëroj!
Duhet bërë vetëm dy gjëra për të qenë të orientuar në mënyrë të shëndoshë dhe të siguruar te Krijuesi.
Krijuesi, në ajetin 82 të sures El-En’am thotë: Ata që besojnë dhe që besimin e tyre nuk e përziejnë me çfarëdo padrejtësie, kanë sigurim dhe janë të orientuar.
Ramazani, si muaji i sigurisë, bekimit dhe shkollës jetësore, është mundësi për këtë.
Le ta vijojmë shkollën ku mund të diplomoheni në shëndetin psikofizik.
Na qoftë ky vijim i bereqetshëm dhe i suksesshëm.
Ramazan sherif mubarek ollsun!