Një familje është shokuar kur kuptoi se arkivoli që kishin porositur për Halloween kishte brenda mbetjet e një gruaje të vdekur.
Familja në SHBA kishin porositur një arkivol nga Facebook Marketplace dhe kur e hapën, panë se brenda tij ndodhej hiri i një gruaje që u dogj pasi humbi jetën nga COVID-19, bashkë me hirin, arkivoli përmbante edhe gjësende tjera personale si: fotografia e të vdekurës, certifikata e saj e vdekjes, një byzylyk spitalor që mbante në ditët e saj të fundit dhe një zarf që me gjasë përmbante hirin e saj u gjetën brenda arkivolit.
“Të gjithë ishim të shokuar. Dhe ne nuk dinim vërtet se si të ndiheshim për atë që pamë”, tha Wozniak për Fox 5 Washington DC. “Reagimi im i parë ishte gjetja e familjes. Duhet të gjejmë një të afërm ose dikë që e ka njohur gruan”.
Wozniak më pas e postoi rastin edhe në një video në Tik Tok, prej ku arriti ta gjente të bijën e së ndjerës, Sabrina Jones.
Jones tha për mediat lokale se nëna e saj ishte një pastore 74-vjeçare, e cili vdiq vetëm pasi anëtarët e familjes nuk mund të ishin me të për shkak të koronavirusit.
“Jam unë ajo që e çova në spital dhe e lashë atje”, tha Jones në një intervistë emocionuese.
Ajo tha se ishte mirënjohëse që Wozniaks i mbajtën gjërat e nënës së saj dhe ia kthyen asaj.
“Faleminderit Zotin për këtë,” tha ajo.
Megjithatë, ajo tha se është ende e pikëlluar për nënën e saj.
“Por kjo nuk e largon dhimbjen,” tha Jones. “Ajo ishte shoqja ime më e mirë. Unë e doja shumë mamanë time”.
Ajo tha se e kishin marrë me qira arkivolin për ceremoninë e nënës së saj dhe më pas e kishin djegur./FolDrejt/