Autoritetet portugeze kërkuan sot ndihmë nga Brukseli për sektorin e bujqësisë, për shkak të thatësirës që është përhapur pothuajse në të gjithë kontinentin e vendit.
Ministrja e Bujqësisë Maria do Seu Antunes tha se moti i thatë po prek bujqësinë dhe rezervuarët e ujit, prandaj ajo i kërkoi Komisionit Evropian që të adresojë problemin dhe t’i japë mbështetje Portugalisë, raporton Reuters.
Agjencia meteorologjike IPMA njoftoi më herët se në Portugali gjatë muajit prill u regjistrua mot jashtëzakonisht i ngrohtë dhe i thatë dhe deri më tani 90 për qind e sipërfaqes tokësore të vendit është prekur nga thatësira./FolDrejt/