Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Poshtë norma, rroftë norma!

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Konservatorët, e ndër ta muslimanët, ia kanë frikën ideologjisë feministe e cila po përpiqet të instalohet nëpërmjet sistemit të edukimit, mediave dhe mjeteve të tjera propagandistike. Në anën tjetër ideologjia feministe rrezikon të mos lëshojë rrënjë në një taban ku Islami shihet si vlerë. Përfaqësuesit e të dyja rrymave, ndërkaq, karakterizohen nga mungesa e njohjes së thellë të njëra tjetrës… Përtej kësaj situate, historia na e dëshmon se bindjet tek individi, nuk imponohen nëpërmjet normave dhe hegjemonisë ligjore.

Nga Imer Topanica

Një fjalim i deputetes Saranda Bogujevci është kthyer në objekt diskutimesh në rrjetet sociale, më saktësisht kur ajo u rreshtua kundër deputetëve që nuk deshën ta votonin Projektligjin nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Deputetja Bogujevci ndërsa u përpoq të ia shpjegonte qëndrimin vetjak bashkëpartiakut Eman Rrahmani ndër të tjera tha se liria e saj nuk mund të “limitohej”, “vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar”. Bogujevci e personalizoi edhe më tej diskutimin duke thënë publikisht se nga dëshira e madhe për t’u bërë nënë, për të ka qenë e rëndësishme “çfarë ka ofruar shkenca” të ia mundësojë atë të drejtë “e jo të ma determinojë një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për të pasur mundësi të bëhem nënë.”

Sipas atyre që e duartrokitën, Saranda s’bëri tjetër gjë veçse e “denoncoi karakterin seksist” të shoqërisë, duke e përdorur në mënyrën e duhur foltoren e parlamentit. Sipas këtyre zërave, “struktura shtypëse e së kaluarës ndaj grave” lëkundet nëpërmjet këtyre bindjeve që prodhojnë një vetëdije të lartë për gratë. Për më shumë, zërat e tillë konstatuan se vullneti individual dhe zgjedhja personale nuk do të duhej të persekutoheshin prej normave të tilla seksiste.

CILAT NORMA SHOQËRORE TRADICIONALE, I SHTYPIN GRATË?

Kush po i shtyp gratë? Cila normë shoqërore tradicionale? Sipas vlerave kanunore gruaja “asht nji calikë për me e bajtë sa të jetë në derë të burrit”; “me e rrahë burri gruen, nuk bjen në faj dhe prindi i saj nuk mund të kërkojë gja” për këtë punë. Po sipas këtyre vlerave, asaj i mohohet e drejta e trashëgimisë, ndërsa kanuni specifikon se ajo “nuk ka tagër as mbi bijtë as mbi shtëpinë…”; me fjalë të tjera, diskriminimi deri në çnjerëzor ndaj gruas, e dehumanizon atë skajshëm.

Çfarë iu solli Islami grave? Kur flasim për pozicionin e gruas në Islam, mendja na shkon tek Fatima bin Muhammed Al-Fihryya, themeluesja e Universitetit Al Qaravij në qytetin Fez të Marokut, universitetit më të vjetër në botë.  Veç saj, edhe një plejadë grash të shquara që kanë mbetur të paharruara për shkak të kontributit të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme.

Kur një deputet musliman thotë se nuk pajtohet me një normë se ajo i rrezikon vlerat familjare, më parë duhet t’ia kujtojmë atij se: këto vlera nuk rrezikohen nga askush më shumë, sesa injoranca ndaj Islamit.

Kuptohet pra, muslimanët sot mund t’i diskriminojnë gratë, por jo sepse kështu i mëson Islami. Siç thoshte një mik i imi, si kulturë, Islami ka depërtuar te shqiptari sa ai të manifestohet të tij në publik, duke ia rregulluar disa gjëra në jetë, por jo deri në brendësi, sa t’ia ngulitë atij në kokë se edhe gruaja ka të drejtë të shkollohet, të punësohet, e të bëhet trashëgimtare e kapitalit familjar.

Prandaj ata që mendojnë se po e godasin Islamin si një sistem vlerash i papërputhshëm me rrethanat e jetës sot, në të vërtetë janë kryeinjorantë.

GJUHA VULGARE ÇON NË SEGREGACION KULTUROR

Histeria e reagimeve pas përplasjes verbale ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes (Rrahmani – Bogujevci), janë treguesit më të mirë të nivelit tonë të emancipimit. Ata të cilët rreshtohen kah vlerat konservatore, sidomos ata që identifikohen si muslimanë, harrojnë se në tërë traditën profetike, as edhe një herë të vetme, profeti Muhammed (paqja e Allahut qoftë mbi të), nuk ka përdorur gjuhë të rëndë, e aq më pak ta ketë fyer dikë, qoftë ai edhe armiku më i përbetuar.

Imagjinoni, një ndër etiketat që u lakua në plot komente kundër deputetes Bogujevci ishte edhe “kurvë”, “prostitutë” etj, çfarë i bie se të gjithë këta nuk e mbajnë mend tregimin  rreth gruas së imoralshme prej Beni Israilëve “e cila hoqi këpucën e saj për t’i ushqyer një qen që ishte gati të ngordhte nga etja pranë një pusi, e të cilës Zoti për këtë gjest ia fali të gjitha mëkatet” (Buhariu dhe Muslimi).

Prandaj, si besimtarë, detyrohemi të kufizohemi prej kësaj gjuhe.

POSHTË NORMA E VJETËR, RROFTË E REJA!

“Mendoj që ka ardh koha ku t’i lojm gratë rahat të vendosin vetë për veten e tyre, pa i imponu vlera të cilat mendojnë që janë vlerë shoqërore” – thotë sintaksa mjaft e ngatërruar e fjalisë së fundit të deputetes Bogujevci. Fjalim që nga disa u cilësua si antologjik, pa çka që u tha në parlament, në vendin ku merren vendime dhe miratohet ligje të cilat iu imponohen masës, e në këtë rast edhe grave.

Përtej një gjykimi sipërfaqësor, një qëndrim i tillë korrelon me idetë radikale feministë të cilat fokusohen në shtypjen e femrave nga meshkujt si në sferën private ashtu edhe në atë publike. Sistemi shoqëror i dominuar nga “patriarkia”, duhet të çrrënjoset, sipas këtyre ideve, e në vend të tyrin të mbillen të reja, me shpresë se shoqëria do të shfuqizohet nga dominimi i burrave në të gjitha sferat si kulturë, ekonomi, politikë etj.

Për muslimanët, Islami kujdeset që ta ruaj balancin brenda familjes si thelbi i shoqërisë, duke mos i dhenë më tepër se sa që duhet, asnjërës palë. Prandaj këtu bëhet fjalë për një përplasje të vogla ideologjike, ndonëse jo të artikuluara siç duhet. Në debat u përfshinë edhe qytetarë me bindje të tjera konservatore (jo-muslimanë). Disa madje edhe e “nacionalizuan” spermën e burrit shqiptar, duke ia atribuuar vlera supermaciste kundrejt të tjerave.

Fundi i fundit, ky sistem vlerash gjysmë demokratik, ia mundëson secilit pjesëtar ta shfaq qëndrimin vetjak, e madje të kërkojë të drejtën e përmbushjes së kërkesës, çfarëdo qoftë ajo./FolDrejt/

Tags: grateImer TopanicamuslimanetSaranda BogujevciSperma
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Abdixhiku takohet me Lajçakun

Lajmi tjetër

Milan nuk është i interesuar të nënshkruajë me Dest në baza të përhershme

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM