Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, vlerëson se qeveria tha “Zoti ua bëftë qaren” për krizën energjetike me të cilën pritet që vendi të përballet gjatë dimrit.
Mustafa, mes tjerash, thotë se qeveria në vend se të ofrojë zgjidhje për atë që e quan si dimër i ftohtë e i errët po kërkon nga qytetarët që të kursej rrymën, njofton Klankosova.tv.
“Zoti ua bëftë qaren” tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët. Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”.
Tutje, Mustafa thotë se qytetarët s’kanë çka i drejtojnë sytë kah ekzekutivi, pasi sot i braktisi.
“Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”.