Drejtuesit e Liverpoolit kanë vendosur të mos i ofrojnë vazhdim të kontratës përfaqësuesit të kombëtares së futbollit të Guinesë, Naby Keita, raportojnë mediat britanike.
Keita (27) është anëtar i Liverpoolit që nga viti 2018, dhe ka kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor. Ai do të largohet pa dëmshpërblim nga Anfield.
Keita mbërriti në Liverpool në vitin 2018 nga Leipzig për 60 milionë euro. Në sezonet e fundit, ai ishte kryesisht në plan të dytë për shkak të problemeve me formën dhe lëndimet e shpeshta, transmeton Fol Drejt.