Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka pranuar publikisht se Carlo Ancelotti është zgjedhja e tij e parë për trajnerin e ri.
Kombëtarja braziliane është pa trajner që nga përfundimi i Kupës së Botës dhe fundjavën e kaluar pësoi një disfatë në një ndeshje miqësore ndaj Marokut, gjë që shtoi presionin ndaj njeriut të parë të Federatës së Futbollit, Ednaldo Rodrigues, i cili ende nuk e emëruar pasardhësin e Tites. Pritja e gjatë për konfirmimin e trajnerit të ri po shton nervozizmin në Brazil dhe Rodrigues qetësoi trazirat duke pranuar publikisht se federata fokusoi të gjitha forcat për ardhjen e një prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit sot, Carlo Ancelottit.
“Ancelotti nuk është vetëm i preferuari unanim i lojtarëve, por tifozët gjithashtu duan ta shohin atë në stol”, tha Rodrigues për CNN të Brazilit .
Në Brazil presin që Ancelotti të largohet nga pankina e Real Madridit pas përfundimit të sezonit të klubit , ndonëse ka një kontratë të vlefshme me klubin mbretëror deri në vitin 2024 .