Nëpër liqenin e Prespës e edhe në kishën “Shën Maria” e kaloni pasditen e së shtunës presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta ka hapur sezonin turistik 2018 e për këtë ka zgjedhur të jetë në Bashkinë e Pustecit.
Tha se kjo pjesë ka pasuri të jashtëzakonshme kulturore, historike dhe religjioze.
“Kjo kishë duhet të vizitohet nga të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa pushime tepër çlodhëse dhe ripërtëritëse, këtu në Pustec buzë liqenit të Prespës”, tha ai.
Tha se ky monument është thesar që rrit vlerat dhe potencialet edhe turistike te kësaj zone.