Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se do të bashkojnë të gjitha mjetet e tyre për të arritur fitoren në luftën kundër Rusisë.
Zelenskyy, në një video-mesazh që e postoi gjatë natës, tha se në rajonin e Donbasit vazhdojnë përleshjet më intensive në luftën Rusi-Ukrainë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Duke theksuar se vazhdojnë t’u përgjigjen sulmeve të forcave të Rusisë, Zelenskyy tha: “Përplasjet e ashpra vazhdojnë në zonat kryesore operacionale, veçanërisht në Donbas. Lufta vazhdon për Donbasin. Vazhdon lufta për jugun”.
Ai tha se ata kanë informacionin e nevojshëm për lëvizjet e ushtrisë së Rusisë.
“Ne shohim se çfarë forcash ka grumbulluar Rusia dhe ne e dimë se si të përgjigjemi”, theksoi Zelenskyy.
Ai kujtoi se më 24 janar është dita e 335-të e luftës që Rusia e filloi në vendin e tij, duke shtuar: “Ne do të bashkojmë të gjitha forcat tona për një gjë, për fitoren, për fitoren e Ukrainës”.
“Zyrtarët e qeverisë nuk mund të shkojnë jashtë shtetit pa leje të posaçme”
Zelenskyy tha se nëpunësit shtetërorë në Ukrainë kanë nënshkruar një kërkesë të re në lidhje me vizitat e huaja gjatë luftës.
Në fjalën e tij, Zelenskyy deklaroi se sipas vendimit të ri, nëpunësit shtetërorë nuk do të jenë të lirë të shkojnë jashtë vendit pa detyrë zyrtare.
Duke deklaruar se do të bëhen ndryshime të caktuara në personel në institucionet dhe ministritë e lidhura me qeverinë qendrore, Zelenskyy deklaroi gjithashtu se sot kanë vendosur sanksione ndaj 22 shtetasve rusë./FolDrejt/