Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime lidhur me ndarjen nga jeta të akademikes Edi Shukriu.
Në telegramin e ngushëllimit, presidentja Osmani ka ngritur lart kontributin e Shukriut në disa fusha, duke e cilësuar vdekjen e saj si humbje të thellë për dijet e për shkencën shqiptare.
“Duke qenë ndër arkeologet e para shqiptare, ajo i vuri themelet e dijeve arkeologjike në Kosovë, së cilave ua kushtoi pothuajse tërë jetën, duke themeluar e drejtuar institucione e projekte të ndryshme kërkimore e shkencore.
Njeri me vokacion të theksuar poetik, prof. Shukriu është e njohur edhe në fushën e letërsisë. Ajo na i ka lënë trashëgim disa vepra poetike.
Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me familjen, miqtë e kolegët e saj. I përjetshëm kujtimi për Edin!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidentes Osmani./FolDrejt/