Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars Wigemark, raporton Fol Drejt.
“Prita sot për një takim lamtumire ambasadorin Lars Wigemark. I dhashë një Medalje Presidenciale për punën e tij të zellshme ndër vite në mbështetjen e institucioneve tona për të avancuar sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë dhe i shpreha urimet tona më të mira për të ardhmen.”, shkroi Osmani në Twitter. /FolDrejt/