Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar vetë presidentja Osmani, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja Osmani ka vlerësuar Slloveninë si njërën ndër aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës./FolDrejt/