Një ndër mediat më të njohura britanike “The Independent” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit të shqiptarëve Tiranës.
“Pas dekadave izolim, shteti i fundit i paeksploruar në Europë është kthyer në atraktivitet për vizitorët me modernizimin e saj. Kryeqyteti i saj, Tirana, është zemra e këtij plani,” shkruan në fillim prestigjiozja britanike, përcjell foldrejt.com.
Në artikull motivohen britanikët që të vizitojnë Shqipërinë edhe për shkak të fillimeve të fluturimeve të agjensisë së lirë Wizz Air nga London Luton në Tiranë.
Media britanike në fund tregon edhe për ushqimin e shijshëm, pamjen më të bukur të qytetit nga Dajti, Muzeun Kombëtar si dhe Bunk’Art si pjesë e itinerarit të çdo turisti të huaj në Tiranë./Foldrejt.com