Për të fituar azil në Hungari është thuajse e pamundur – vetëm tre përqind e refugjatëve e kanë fituar atë të drejtë dhe kanë qëndruar me vite në zonën transit. Por kjo nuk ndodhi me ish kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili, për brenda pak ditësh mori strehim nga kryeministri hungarez Victor Orban, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
Kjo është më shumë se një shërbim miqësor i Orbanit për një vëlla kriminel si Gruevski. Është një provokim i pastër në adresë të BE dhe të gjithë vendeve tjera – mes tjerash edhe ndaj Zvicrës – të cilat prej kohësh po mundohen për të ndërtuar një shtet ligjor në Maqedoni.
Edhepse Orbani vetë nuk ka dhënë sqarime për strehimin ndaj Gruevskit, sipas medias zvicerane sinjali është i qartë: një luftë kulturore, por jo për mbrojtjen e vlerave dhe të ardhmes së oksidentit krishter. Pasi ashtu si Gruevski që vjedh pas shpirtin fals antik edhe Orbani ka krijuar një sistem klientelist oligarkik me pretekstin për t’u ruajtur interesat kombëtare, përcjell foldrejt.com.
Orbani ka tejkaluar vijat e kuqe dhe tani duhet ti jepen mesazhi i qartë nga Partitë Popullore Europiane: Vendi i partisë hungareze Fidesz në PPE duhet të abrogohet. Është koha kur BE duhet të reagojë fuqishëm ndaj personave si Orbani, të cilët luftojnë demokracinë liberale./Foldrejt.com