Princi Harry mund të humbasë vizën amerikane pasi pranoi se kishte përdorur kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme në kujtimet e tij “The Spare” dhe intervista të ndryshme televizive, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
MailOnline zbuloi dy ditë më parë se princi aktualisht po përballet me thirrje për të publikuar aplikacionin e tij për vizë për të parë nëse ai pranoi se kishte përdorur drogë përpara se të shkonte në Kaliforni me Meghan Markle në 2020.
Organizata kërkimore dhe arsimore me bazë në Uashington, The Heritage Foundation thotë se aplikimi i tij për vizë tani duhet të bëhet publik në mënyrë që taksapaguesit amerikanë të kuptojnë nëse Harry ka raportuar përdorimin e drogës.
Ish-prokurorja federale Neama Rahmani shpjegoi për mediat se princit duhej t’i refuzohej ose anulohej viza për shkak se ai pranoi se kishte konsumuar disa lloje të lëndëve narkotike.
Avokati i emigracionit Sam Adair tha për mediat se ka pak mundësi që këto rrëfime të jenë problem, sepse nuk ka pasur dënime penale dhe nuk ka prova të mjaftueshme konkrete që zyrtarët të nisin një hetim.
Kujtojmë se Princi Harry ka treguar në autobiografinë e tij se ka provuar kokainën në moshën 17-vjeçare dhe se kanabisin e ka provuar pas takimit të parë me Meghan. Më pas në intervista ai foli për përvojën e tij me disa lëndë narkotike. /FolDrejt/