Në Tiranë nga data 18 deri me 21 prill 2023, janë zhvilluar punimet konferencës së 43-të e Policisë së kryeqyteteve evropiane.
Në këtë konferencë bashkë me shefa të policisë së kryeqyteteve evropiane, morën pjesë perfaqësues nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, të prirë nga zëvendës Drejtori Rajonal Nënkolonel Bashkim Spahiu, përcjell Fol Drejt.
Tema të diskutimit në këtë konferencë ishin bashkëpunimi policor si dhe shkëmbimi i eksperiencave policore me kryeqytetet evropiane me qëllim të gjetjes së mjeteve dhe metodave si dhe ndërmarrjen e masave të cilat do të ishin në funksion të koordinimit dhe ngritjes së kualitetit të bashkëpunimit në mes policive te kryeqyteteve evropiane ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative me theks të veçantë krimet kibernetike.
Konferenca e 43-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane, ka mbyllur punimet me miratimin e deklaratës së përbashkët nga shtetet pjesëmarrëse, prej disa pikash të nxjerra nga temat e trajtuara dhe diskutimet e zhvilluara përgjatë gjithë konferencës./FolDrejt/