Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” SH.A sot ka pranuar tri pajisje për evidentimin e monedhave të falsifikuara.
Siç njofton kjo ndërmarrje, këto pajisje janë donacion nga Banka Ekonomike.
“Kryeshefi Ekzekutiv i N.P.L. “Prishtina Parking” z. Sokol Havolli e falenderoi Zevendës Kryeshefen Ekzekutive e Bankës Ekonomike znj. Hamide Pacolli për donacionin e vlefshëm për ndërmarrjen. Në takim u vlerësua se ndihma nga sektori privat për sektorin publik mbron financat publike dhe rritë përgjegjësinë ndaj aseteve publike. Specifikisht, z. Havolli e theksoi rëndësinë e këtij donacioni edhe në mbrojtjen e integritetit të ndërmarrjes dhe të gjithë punonjësve të saj”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e “Prishtina Parking”./FolDrejt/