Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Rasti u raportua nga një grua, e cila tha se kishte një javë që nuk kishte kontaktuar fare me tashmë të ndjerin, përcjell Fol Drejt.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:35, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/