Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë.
Gruaja dyshohet se e ka rrahur burrin e saj, i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.