Policia e Kosovë ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë si të dyshuar për veprat penale lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Fol Drejt.
“Sot rreth orës 10:20, është raportuar për një rast sulmi fizik, në stacionin policor qendra. Rasti ka ndodhë në rrugën “Rrustem Statovci”në Prishtinë, në një lokal ku një person i dyshuar, i armatosur ka sulmuar ankuesin.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore dhe ka arritë të identifikoj dhe arrestoj personin e dyshuar:
A. K, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia shtoi se i dyshuari është arrestuar në një lokal tjetër në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku po ashtu kishte kanosur me armë zjarri një person (punëtor në lokal).
Organet e rendit theksuan se pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari, është dërguar në mbajtje, për veprat lëndim trupor, kanosje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njejtit i ështe gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. /FolDrejt/