Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në komunën e Prishtinës ka gjetur nje portofol dhe e ka dorëzuar në polici.
Siç shihet edhe në fotografi, portofoli kishte brenda para dhe dokumente.
Pas dorëzimit, portofoli bashkë me dokumente dhe të holla i janë kthyer pronarit.
Policia e Kosovës tutje ka çmuar veprimin human të qytetarit dhe ka falenderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim./FolDrejt/