Tashmë janë bërë të ditura detajet se si qytetarët mund ta shohin arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II.
Koha e vizitave fillon në orën 17:00 të mërkurën dhe do të zgjasë deri në orën 06:30 të së hënës, 19 shtator – dita e funeralit të Mbretëreshës, shkruan BBC.
Pritet që të ketë turma të mëdha dhe ka paralajmërime për ata që duan ta shohin arkivolin e saj se mund t’u duhet të presin me orë të tëra, madje edhe gjatë natës.
Njerëzit këshillohen të sjellin ushqim dhe pije, si dhe veshje të përshtatshme.