Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në fshatin Piranë të Prizrenit dhe të njëjtin e ka dërguar në burg për 6 muaj, shkruan Fol Drejt.
“Me datë 28 Mars 2023, rreth orës 12:40 pasi që më parë kanë siguruar informcionet për të dyshuarin , Njësitet Policore të Stacionit Policor Prizren –veri, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin S. SH. (39 vjeçar) nga fshati Piran. KK Prizren”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia shtoi se i njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe se është arrestuar në shtëpinë tij në fshatin Piranë.
Ai është arrestuar në baze të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren.
“Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prizrenit , ne vuajtje te dënimit me burg ne kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë) muajve .”, thuhet në fund të komunikatës së policisë. /FolDrejt/