Një rast i dhunës familjare është raportuar në Prizren, me ç’rast ka mbetur e arrestuar një grua.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 02:00 pas mesnatës, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije raporti 24 orësh, e dyshuara kosovara kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 13-vjeçar.
E njëjta është arrestuar, ndërkaq pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./FolDrejt/