Një person është arrestuar nga policia pas dyshimeve se ka ngacmuar dhe përcjellë një femër.
Rasti ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 13:00, transmeton Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shqetësuar dhe ngacmuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë dhe duke insistuar se donte të bisedonte me të. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh./FolDrejt/