Një aksident trafiku me lëndime është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë vonë, rreth orës 23:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi veturën, doli jashtë rruge, u rrokullis dhe u përplas në një mur.
Si pasojë, pasagjeri mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë./FolDrejt/