Në Prizren ka ndodhur një rast i dhunës në familje.
Aty dyshohet se vjehrri ka rrahur nusen e djalit me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.