NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë si pjesë e programit Artemis, me qëllimin që në një plan më afatgjatë të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.
Fluturimi i parë hapësinor në këtë përpjekje, Artemis-1, pritet të ngrihet pa një ekuipazh më 29 gusht për të fluturuar në orbitë rreth Hënës dhe përsëri në Tokë.
Por astronautët tashmë po stërviten në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston për misionet e mëvonshme hënore.
Victor Glover, astronaut i NASA-s: Kur bëhet fjalë për një mision fluturimi në hapësirë, të gjithë ne duam të jemi pjesë e misionit të ardhshëm. Unë ndihem mjaft i përgatitur .
Pjesa më sfiduese mendore për mua, ishte trajnimi i gjuhës ruse. Ishte goxha e vështirë. Makinat dhe skemat, më pëlqejnë këto gjëra. Por gjuha ruse ishte sfiduese. Pastaj e vështirë është edhe stërvitja e ecjes në hapësirë. Për të mos folur pastaj për të qenit larg familjes.
Ndërkohë Artemis 2 do të jetë misioni i dytë i planifikuar për në maj 2024 . Ai do të përfshijë një ekuipazh prej katër personash që kryen një provë fluturimi hënor./tch/