Talenti i saj në muzikë nuk u pa veç nga shqiptarët.
Reperja kosovare, e njohur me nofkën Tika, së fundmi u bë pjesë e labelit të njohur botëror, ‘Sony Music’.
E si pjesë e këtij labeli, këngëtarja sot lansoi këngën ‘Si unë’, një këngë kjo që atë e solli në tjetër formë, ashtu siç nuk e kemi parë deri sot.
‘Si unë’ u shkrua nga vet Tika, me muzikë nga Granit Gashi dhe Dardy, si dhe u finalizua me një klip shumë unik.
Ky projekt është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme që e pret në tregun muzikor botëror.