Të shtunën në mbrëmje në Berlin u qëllua për vdekje me armë zjari Blendi G. (47). I ndjeri ishte babai i një djali 14 vjeçar dhe një vajze gjashtë vjeçare. Në momentin kur ai nisi të shkojë për te familja, u qëllua për vdekje me sëpaku tre plumba nga agresori 60 vjeçar.
Sipas Prokurorisë gjermane, e cila i është përgjigjur gazetës gjermane “Bild”, agresori dyshonte se 47 vjeçari kishte lidhje me ish të dashurën e tij. Pas aktit, agresori qëllon veten për vdekje.
E gjithë drama ndodhi vetëm 200 metra larg shtëpisë së Blendit, ku ky i fundit ishte duke shkuar. Blendi G. jetonte prej kohësh në Berlin.
“Ai person familjar, nuk dilte shumë jashtë dhe kishte pak interesim për kontakte me bashkëkombasit,” thotë një mik i tij. “Nuk mund ta kuptoj, pse ai duhej të vdiste.”/Foldrejt.com