Në Shkup, në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit”, është promovuar libri i Xhevat Lloshit me titull “E duam Drejtshkrimin si gjithë Europa”, shkruan Fol Drejt.
Për këtë ka njoftuar Zeqrija Ibrahimi nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook:
“Në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit”, sot e promovuam edhe librin e fundit të profesorit tim, Xhevat Lloshi “E duam drejtshkrimin si gjithë Europa”.
Është kjo një vepër që ka një qasje të re dhe të veçantë për temën e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.”
Ua kujtojmë se sivjet mbushen 50 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972./FolDrejt/