Sot në Shkup do organizohen protesta tjera duke filluar nga ora 17 nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM. Protesta do fillojë nga sheshi OBRM, nëpërmjet rrugës Dame Gruev, drejtë nëpër rrugën Vasil Gllavinov, në të majtë në bulevardin Ilinden deri përpara Qeverisë së Maqedonisë, ashtu siç është organizuar edhe më parë.
“Për këtë arsye do të ndërmerren të gjitha masat për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të Shkupit në periudhën pak përpara dhe gjatë kohës së mbajtjes së protestës. MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor”, thuhet në kumtesë të OBRM, përcjell foldrejt.com.
Partia e udhëhequr nga Hristijan Mickovski kërkojnë:
-Jemi kundër të zezat ekonomike, kundër varfërisë, rritjen e tatimeve dhe mungesën e të ardhurave që e rëndojnë çdo qytetar, kundër ekonomisë e cila stagnon dhe po e humb frymën.
-Jemi kundër të zezave politike, kundër padrejtësisë dhe pasigurisë, kundër moçalit të zi politik ku persekutimi bëhet ligj, ndërkaq ligji shënjestër për përmbushje.
-Jemi kundër të zezave shoqërore, kundër rrezikimit të shëndetit të qytetarëve dhe jo-funksionalitetit të sistemit shëndetësor dhe vrasësit të heshtur të ndotjes e cila në vend të zvogëlohet, po stimulohet./Foldrejt.com