Dhjetëra protestues janë përplasur me policinë në kryeqytetin e Francës Parisin, në demonstrata të reja kundër një projektligji të diskutueshëm të sigurisë.
Policia hodhi gaz lotsjellës pasi protestuesit thyen vitrinat e dyqaneve dhe vendosën automjete të djegura.
Kundërshtarët thonë se projektligji minon lirinë e shtypit për të dokumentuar brutalitetin e policisë.
Franca ka parë protesta të përjavshme në të gjithë vendin mbi projekt-ligjin, i cili u intensifikua pasi u shfaqën pamjet e tre policëve të bardhë që abuzonin dhe rrihnin një njeri të zi i cili bënte muzikë.
Duke iu përgjigjur reagimit të ashpër, partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron tha javën e kaluar se disa pjesë të ligjit do të rishkruhen. Sidoqoftë, kjo nuk ka bërë sa duhet për të qetësuar protestuesit.
Të premten Z. Macron pranoi “ka policë që janë të dhunshëm” dhe tha “ata duhet të ndëshkohen”, në një intervistë drejtpërdrejt me Brut, një faqe e portalit të lajmeve e përqendruar tek të rinjtë.
Çfarë ndodhi të shtunën?
Mijëra njerëz, përfshirë anëtarët e lëvizjes anti-qeveritare të “Jelekëve të Verdhë”, kishin marshuar paqësisht në kryeqytet kur protestuesit, të veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, filluan të lëshonin predha në policinë e trazirave, raporton Reuters.
Dritaret e supermarketeve, agjencive pronash dhe banke u thyen, sipas agjencisë së lajmeve AFP, dhe policia iu përgjigj dhunës duke shkrepur gaz lotsjellës.
Disa nga demonstruesit vendosën barrikada të improvizuara në rrugë të cilat ata i vunë flakën, shtoi ai.
Policia e Parisit, tha se rreth 500 protestues kishin depërtuar në protestë. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se 22 persona ishin arrestuar për incidentet.
Policia ishte vendosur në kryeqytet duke u përpjekur që të shmangin një përsëritje të përplasjeve të dhunshme siç ndodhi fundjavën e kaluar mbi të njëjtin ligj, në atë protestë mbetën dhjetëra të plagosur.
Protestat paqësore u organizuan diku tjetër në Francë, duke përfshirë Marsejën, Lion dhe Rennes.
Në intervistën e tij me Brut të Premten, Presidenti Macron hodhi poshtë dhunën e hershme në Paris, për të cilën ai fajësoi “njerëzit e çmendur”.