fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
PSE NDJEJMË LODHJE PAS BUKËS?

PSE NDJEJMË LODHJE PAS BUKËS?

20 Korrik, 2018
Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

Flakët kaplojnë trenin, 20 pasagjerë marrin lëndime pasi u hodhën nga dritaret për të shpëtuar jetën

17 Gusht, 2022
Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

Si pasojë e thatësirës ekstreme, SHBA detyrohet ta reduktojë konsumin e ujit

17 Gusht, 2022
“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

“Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”

17 Gusht, 2022
I gjetën marihuanë në portofol, përfundon në pranga një femër në Pejë

Sekuestrohen substanca narkotike në Dubravë

17 Gusht, 2022
Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, arratiset i dyshuari

Pejë/Burri rrah bashkëshorten

17 Gusht, 2022
Dhunë në familje, nusja ankohet se u sulmua nga motra e burrit

Dhunoi shtetasen e huaj, policia vë në pranga të dyshuarin

17 Gusht, 2022
Digjet ish-senatori bashkë me nipin në makinë, dyshohet se u vranë nga një bandë e zonës

Shkrumbohet një veturë në Dragash, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

17 Gusht, 2022
I shkrepi arma derisa po e pastronte, merr lëndime mitrovicasi

I shkrepi arma derisa po e pastronte, merr lëndime mitrovicasi

17 Gusht, 2022
U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

17 Gusht, 2022
Sot në Bruksel Kryeministri Kurti takohet me Stoltenberg-un dhe Vuçiqin

Sot në Bruksel Kryeministri Kurti takohet me Stoltenberg-un dhe Vuçiqin

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

PSE NDJEJMË LODHJE PAS BUKËS?

4 vjet më parë
in LIFESTYLE
Koha e leximit: 4 minuta lexim

Fillimi » PSE NDJEJMË LODHJE PAS BUKËS?

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Disa nga faktorët biokimikë, ushqyes dhe emocionalë që ndikojnë në nivelin e energjisë që na jep ushqimi.

Tretja
Ka një numër faktorësh që mund të ndikojnë në aftësinë tonë për të tretur dhe për të shfrytëzuar substancat ushqyese, duke përfshirë hormonet e stresit, kafeinën dhe medikamente të tilla si antibiotikët, sa për të përmendur disa.

Lexoni edhe..

Vini re! Shenjat po iu tregojnë se vuani nga depresioni

A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Stresi është veçanërisht i rëndësishëm e duhet marrë parasysh kur bëhet fjalë për tretjen e ushqimit pasi shumë njerëz përjetojnë përditë gjëndje të ndryshme stresi, me nivele të larta adrenaline që qarkullon në trup.

Kjo mund të ketë një efekt shkatërrues në aftësinë tonë për të prodhuar në mënyrë efektive aciditetin në stomak dhe mund të rezultojë në refluks, siklet gjatë tretjes apo letargji pasi mbarojmë së ngrëni.

Nën efektin e stresit dhe adrenalinës, trupi instiktivisht mendon se jeni në rrezik e përgatitet për mbijetesë: devijon rrjedhjen e gjakut larg nga çfarë konsiderohen proçese jo-jetësore, si tretja.

Të gjitha forcat, burimet shkojnë në ato organe që duhen për të shpëtuar jetën tuaj nga rreziku që trupi percepton që ekziston, për shkak të niveleve të larta të adrenalinës.

Nëse ndiheni të lodhur pothuajse menjëherë pasi keni ngrënë ose brenda një ore nga mbarimi i vaktit, kjo është zakonisht për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut që furnizojnë stomakun e zorrët.

Ky është një reagim normal, një përgjigje ndaj ushqimit që ka hyrë në stomak.

Trupi do që të maksimizojë përthithjen e lëndëve ushqyese në gjak, si dhe të rrisë nivelin e furnizimit me gjak në stomak.

Ky drejtim i vëllimit të gjakut drejt organeve “jo-thelbësore” mund të bëjë shumë njerëz të ndjehen të lodhur pas një vakt i madh!

Yndyrnat dhe lodhja
Çfarë dhe si hani janë gjithashtu shumë të rëndësishmë për aftësinë tuaj për të përthithur ushqimet dhe të marrë energji.

Një dietë e plotë, e pasur me perime të freskëta, arra, fara, disa fruta, proteina dhe yndyrna të mira është ideale për shumicën e njerëzve.

Ushqimi i shëndetshëm të ngop dhe është i domosdoshëm për mirëqënien e organeve.
Mund të ndihmojë në rast inflamacioni në trup, është një pjesë e rëndësishme e një sistemi të shëndoshë imunitar, thelbësor për shëndetin e lëkurës tuaj, syve, thonjve dhe flokëve!

Yndyrna të mira ngadalësojnë lirimin e glukozës në gjak që do të thotë se ju do të ndiheni të kënaqur për një kohë më të gjatë.

Konsumimi i yndyrave të mira organike (si avocados, arra, fara, arrë kokosi, vaj peshku, etj) ndihmon njerëzit për të frenuar dëshirën e tyre për ushqim të ëmbël.

Sheqeri në gjak
Rënia e energjisë pas dreke mund të shkaktohet nga zgjedhja e ushqimit apo pijeve.

Për shembull, kur ju konsumoni bukë të bardhë trupi juaj e përthith shpejt pasi kjo lloj bukë është shumë e varfër në fibra dhe yndyrna.Brenda pak kohe kthehet në sheqer e futet në gjak duke rritur nivelin e glukozës.
Kjo stimulon prodhimin e insulinës dhe më pas i sinjalizon trupit tuaj të mos konsumojë yndyrnat pasi insulina komunikon gjithmonë ‘ruajtje’ jo ‘përdorimit’ të burimeve të trupit.

Pasi rritet yndyra në gjak, rritet inflamacioni dhe leptin, një prej hormoneve të përfshira në rregullimin e oreksit, është i bllokuar.
Insulina, duke qarkulluar në gjak ndalon trupin të jetë në gjendje të ‘dëgjojë’ mesazhin e këtij hormoni.

Leptin është përgjegjës për t’i sinjalizuar trurit tuaj që ju jeni të kënaqur, dhe në qoftë se truri nuk merr këtë mesazh, me shumë gjasa ju do të vazhdoni të keni uri.

Kjo shpjegon të paktën pjesërisht pse shumë njerëz që ndjekin një dietë me pak yndyrë, dieta me nivele të larta karbohidratesh, mund të përjetojnë ndjenjën e të mos qenit plotësisht të ngopur.

Ndjeshmëria ndaj ushqimit
Lodhja pas drekës mund të jetë për shkak të një ndjeshmërie ndaj ushqimit – me fjalë të tjera ju nuk keni ‘pajisjet’ e duhura për të shpërbërë një ushqim të caktuar në mënyrë efektive.

Kjo mund të jetë nga prodhimi i pakët i enzimave që ndihmojnë tretjen, punë e dobët e mëlçisë, prodhimi i varfër i acidit në stomak, apo një përgjigje e sistemit imunitar. Duhet të punoni me një ekspert dietolog që t’ju ndihmojë të deshifroni këtë problem, nëse ju dyshoni se kjo ju shkakton lodhjen pas vakteve!
Shumë njerëz konsumojnë ushqime apo pije që nuk i shërbejnë trupit e simptomat mund të jenë sinjalet.

Trupi është duke na kërkuar të bëjmë diçka ndryshe.
Këmbëngulja për të pirë tre kafe në ditë, pavarësisht se ju jep reflukse dhe ju rrit tensionin, ose sanduiçi që hani çdo ditë në drekë e që në 15 minutat në vijim ju bën të ndjeheni sikur mund të flini gjumë mbi tavolinën tuaj.

Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por kur është fjala për atë që na shërben nga pikëpamja ushqyese, shumë njerëz përjetojnë ndjeshmëri ndaj ushqimit.

Për të përcaktuar se cilat ushqime mund të jetë problem, një dietë eliminimi e mbikëqyrur nga një dietolog mund të jetë e dobishme.

Ushqimet që kanë më shumë gjasa të shkaktojë probleme në tretje janë gluteni, produktet bulmetore, fruktoza, fasulet dhe bishtajore të tjera (përfshirë edhe kikirikët), sheqerna të rafinuar dhe artificiale (përfshirë edhe ato që gjenden në pijet me gaz e pijet me proteina, çamçakëz dhe mente).

Teoria e dietës së eliminimit është e tillë: në qoftë eleminohen nga dieta për disa javë ushqimet problematike dhe pastaj futen përsëri një e nga një, katër ditë larg njëra tjetrës, do të keni një ide më të qartë se si trupi juaj reagon ndaj tyre.

Një dietë eliminimi jep rezultate maksimale nën udhëheqjen e një profesionisti të shëndetit, një dietolog.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

GJASHTË ARSYE PËRSE NJERËZIT INTELIGJENTË NUK MUND TË JENË TË LUMTUR

Lajmi tjetër

GJASHTË USHQIMET QË JU NGOPIN DHE JU DOBËSOJNË NJËKOHËSISHT

Të ngjajshme

Nga mungesa e kësaj vitamine mund të përfundoni në depresion
SHENDETESI

Vini re! Shenjat po iu tregojnë se vuani nga depresioni

17 Gusht, 2022
A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?
SHENDETESI

A rrezikohet shëndeti nga përdorimi i freskueses?

17 Gusht, 2022
Cilat janë dobitë e përdorimit të çokollatës?
Shëndeti

Cilat janë dobitë e përdorimit të çokollatës?

15 Gusht, 2022
Vendimi i qeverisë për ta shërbyer ujin e rubinetit pa pagesë mirëpritet nga gastronomët
SHENDETESI

Uji i tepërt ua nxit shtimin në peshë?

15 Gusht, 2022
Kjo është mënyra më e mirë për të përballuar stresin sipas hulumtimeve të reja
SHENDETESI

Çka nëse e teproni me vitaminë D?

15 Gusht, 2022
Cilat janë shenjat paralajmëruese të ankthit?
Shëndeti

Vuani nga ankthi, këto janë shenjtat që po iu paralajmërojnë

15 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM