Sipas La Repubblica, PSG është e gatshme t’i japë mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar një kontratë prej 12 milionë euro në vit, me kusht që ai të largohet falas nga Interi.
Kontrata e Skriniar me Interin skadon në fund të sezonit, pa arritur ende marrëveshje për rinovim. PSG e ka monitoruar mbrojtësin sllovak gjatë gjithë vitit dhe shpreson të nënshkruajë me të për të zëvendësuar mbrojtësin veteran Sergio Ramos, transmeton Fol Drejt.