Në fazën e 16-të të Kupës së Francës, PSG pësoi një pengesë të rëndë ndaj rivalit të madh.
Marseille arriti një sukses të madh të mërkurën mbrëma. Gjiganti nga jugu i Francës, i drejtuar nga trajneri kroat Igor Tudor, eliminoi PSG-në në fazën e 16-të të Kupës së Francës!
Sanchez dhe Malinovskyi shënuan për Marseille, ndërsa mbrojtësi me përvojë Sergio Ramos shënoi golin e vetëm të ndeshjes për PSG.
Marseja kaloi në avantazh nga penalltia. PSG luajti pa të dëmtuarin Kylian Mbappe, por me yjet e futbollit, Neymar dhe Lionel Messi, të cilët dështuan keq, transmeton Fol Drejt.