Sipas Media Foot, PSG po mendon të bëjë një lëvizje për anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech përpara mbylljes së afatit kalimtar, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Bashkëatdhetari i Ziyech dhe mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi po e shtyn klubin të bëjë lëvizjen, i cili e sheh sulmuesin maroken si një zëvendësues ideal për Pablo Sarabia, thuhet në raport. /FolDrejt/