Një anketë me publikun zviceran ka treguar se figurat autokrate si Hasan Rohani i Iranit dhe presidenti rus Vladimir Putin janë më të dashur se presidenti amerikan Donald Trump, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në blick.ch.
Nëse bëhet fjalë për liderin më pak të dashur, atëherë ai është Rexhep Taip Erdogan. Vetëm 5.7 përqind e zviceranëve e duan atë. Më pas vijnë duke u shtuar Donald Trump (12.5 përqind), Hasan Rohani (13.5 përqind), Benjamin Netanjahu (17), Xi Jinping (20), Vladimir Putin (22).
Kur bëhet fjalë te top liderët më të dashur, aty bëjnë pjesë kryeministrja britanike Theresa May (46 përqind), francezi Emannuel Macron (56), kancelarja gjermane Angela Merkel (58), kurse më i admiruari nga publiku zviceran është Papa me 60 përqind./Foldrejt.com