Një nxënëse e një shkolle të Malishevës është sulmuar seksualisht nga një punëtor teknik i së njëjtës shkollë.
Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani”, gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e ka konfirmuar për klankosovën, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, i cili i ka treguar këtij mediumi se i dyshuari është arrestuar.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”, ka thënë Elezaj për klankosovën, transmeton Fol Drejt.