Në kuadër të vendimit të ri, numri i ushtarëve në ushtrinë ruse do të rritet me 137 mijë deri në fillim të vitit 2023.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për të rritur me 137 mijë deri në fillim të vitit të ardhshëm numrin e ushtarëve në ushtrinë ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas dekretit të publikuar në portalin e Informacionit Ligjor të Rusisë, Putin ka urdhëruar që numri i personelit në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse të bëhet në 2.039.758 persona, prej të cilëve 1.150.628 ushtarë.
Në kuadër të vendimit të ri, numri i ushtarëve në ushtrinë ruse do të rritet me 137 mijë deri në fillim të vitit 2023.
Sipas vendimit të mëparshëm më 17 nëntor 2017, ishte urdhëruar që deri në fillim të vitit 2018 numri i personelit në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse të bëhej gjithsej 1.902.758, prej të cilëve 1.013.628 ushtarë./FolDrejt/