Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit shqiptar Ilir Meta, rreth humbjes së jetëve gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Durrës e rrethinë, shkruan foldrejt.com.
“I dashur president, pranoni ngushëllimet më të thella mbi humbjet dhe shkatërrimet e shumta të shkaktuara si pasojë e tërmetit në vendin tuaj,” thuhet mes tjerash në letrën e Putinit.
Putini ka shprehur simpatinë dhe mbështetjen për familjarët dhe miqtë e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë të lënduarve./Foldrejt.com