Një burrë ka qëlluar për vdekje gjelin e fqinjit, andaj për këtë krim është dënuar me pesë muaj burg, shkruan La Figaro, përcjell foldrejt.com. Përveç burgut, ai duhet të paguajë edhe 300 euro gjobë, si dhe të mos mbajë armë zjarri për tre vitet e ardhshme.
Ngjarja ka ndodhur në Francë, pasi fqinji nuk mund të dëgjonte çdo mëngjes zërin e gjelit. Pronari i gjelit e kishte quajtur aktin barbar dhe kishte mbledhur rreth 100 mijë peticione për të dënuar agresorin.
Në Europë ka ligje të shumta për ndotjen akustike, ku shpesh persona të papërgjegjshëm e interpretojnë në bazë të këtij ligji edhe këndesin e mengjësit./Foldrejt.com