Policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në Qendrën Korrektuese në Istog.
Sipas raportit 24 orësh, njësitet policore u janë përgjigjur rastit ku eshte raportuar se gjatë një kontrolli që ështe bërë në hapësirën e qendrës kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë gramë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedure hetimore.