Fundjavën e kaluar në portin gjerman të Rostock janë arrestuar shtatë persona të cilët qëndronin ilegalisht në zonën Shengen, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në mediat gjermane. Mes të arrestuarve janë dy maqedonas, si dhe dy shqiptarë të cilët udhëtonin me autobus të shtunën nga Danimarka drejt Maqedonisë. Tre të tjerët janë të nacionaliteteve tjera.
Nga kontrolli i pasaportave të tyre biometrike u vërejt se të katër personat kishin qëndruar më gjatë sesa tre muaj në zonën Shengen. Ndaj tyre është ngritur një ecuri penale dhe një gjobë prej 1200 euro.