Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.
Mbledhja do të fillojë në orën 10:00, transmeton Fol Drejt.
Gjatë mbledhjes do të diskutohet më gjerësisht për Shqyrtimin e Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërsëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse (MINT).
Kurti ditë më parë duke folur për rritjen e çmimit të naftës ka thënë se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve, por rrit fitimet e tregtarëve duke marrë këtu shembull rastin e Gjermanisë.
Tashmë një litër naftë në disa pika të karburanteve është duke u shitur për 1 euro e 90 cent.
Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.
Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.
Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh./FolDrejt/