Ashti siç rekomandoi Komisioni për Sëmundje Infektive, edhe qeveria sot aprovoi rekomandimin që objektet hotelierike të punojnë më së voni deri 18:00. Ligji i ri do vlejë nga 18 deri 21 janar, shkruan foldrejt.com.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp.
Ai tha se masat kufizuese janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për restorantet, tubimet publike dhe rekomandime për bashkësitë fetare.
Kjo masë e ka emrin “Festo përgjegjshëm” me të cilat pritet të parandalohet rritja e numrit të rasteve të reja gjatë vitit të ri.
Poashtu edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, tha që masat janë të nevojshme në këtë kohë të shtimit të infektimeve të reja. Ai tha se tash për tash nuk mund të ndalohen mysafirët e shumtë, por inspektoriati do mund të bëjë kontrolle.
Masa kufizuese kanë marrë edhe Gjermania, Italia e shumë shtete tjera europiane./Foldrejt.com